Joe Biden: Do të shkoj në Evropë, por s’kam në plan të vizitoj Ukrainën

110
Sigal

Presidenti amerikan Joe Biden ka theksuar se “nuk ka gjasa” që ai të vizitojë Ukrainën në një tur udhëtimi që do të kryejë në Evropë.

Kur u pyet nëse ai ishte kishte ndërmend të vizitonte Ukrainën, duke shtuar se ai nuk dëshiron “të shkaktojë më shumë vështirësi për ukrainasit”.

I pyetur përsëri nëse ai pritej të udhëtonte atje teksa do të shkojë në Gjermani dhe Spanjë për samitet e G7 dhe NATO-s, Biden tha: “Në këtë udhëtim, nuk ka gjasa”.

Biden nuk e ka vizituar Ukrainën që kur vendi ka qenë nën pushtimin rus. Në vend të kësaj, ai ka dërguar Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin, si dhe zonjën e parë Jill Biden.

Në lidhje me faktin nëse ai ka besim se Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, Biden u tha gazetarëve se mendon se ka “shumë gjasa” të ndodhë.