Jo vetëm të babait, në Itali gjykata vendos që fëmijët do të mbajnë mbiemrin e dy prindërve

163
Sigal

Një gjykatë e lartë italiane vendosi që fëmijët e porsalindur duhet të mbajnë mbiemrat e të dy prindërve – jo vetëm të babait, siç ishte status quo-ja, raportoi The Washington Post të enjten.

Gjykata Kushtetuese e Italisë ka thënë se caktimi automatik i vetëm mbiemrave të baballarëve për fëmijët, ishte i paligjshëm.

Gjykata tha se prindërit do ta kenë të drejtën për mbiemrin e fëmijës. Por, një fëmijë do të marrë mbiemrat e të dy prindërve, me marrëveshje të ndërsjellë për renditjen e tyre, tha gjykata.

Fëmija mund ta marrë mbiemrin e vetëm njërit prind, vetëm nëse prindërit vendosin kështu – që për herë të parë do ta bënte të mundur që fëmijët të mbajnë mbiemrin e nënës.

Vendimi do të aplikohet për fëmijët e lindur nga prindër të martuar ose të pamartuar, ashtu si edhe fëmijët e adoptuar.