Jetonte në luks e kishte prona në vendet më të pasura të Parisit, dënohet 4 vjet burg xhaxhai i Bashar Al Asad

302
Sigal

Xhaxhai në ekzil i presidentit sirian Bashar Al Asad u shpall fajtor të mërkurën fajtor për përvetësim të pasurisë së miliona eurove franceze, duke përdorur fonde pas largimit nga Siria. Për këtë faj, ai u dënua me 4 vite burgim.

Gjykata Franceze urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së Rifaat al-Asadit në Francë. Gjyqi tha se pasuria e Rifaat Al Asad në shtetin francez shkon në 100 milion euro (113 milion dollarë), si dhe kishte një pronë me vlerë 29 milionë euro në Londër.

Rifaat al-Asad, 82 vjeç, ka jetuar në mërgim, kryesisht në Francë, që nga mesi i viteve 1980, pasi u akuzua se donte të merrte pushtetin nga vëllai i tij Presidenti i atëhershëm Hafez al-Asad, babai i Bashar. Ai më parë kishte urdhëruar trupat e akuzuar për vrasjen e mijëra njerëzve për të shtypur një kryengritje islamike në vitin 1982.

Autoritetet franceze argumentuan se dyshohet se Rifaat Al Asad ka vënë pasurinë duke përdorur fonde nga Siria. Kjo pasuri po ashtu dyshohet se është vendosur  midis 1984 dhe 2016. Xhaxhai i Bashar Al Asad vazhdimisht ka mohuar akuzat, duke thënë se pasuria i është dhënë nga mbreti saudit.

Gjykata Franceze gjithashtu e urdhëroi atë që të paguante 30 000 euro për organizatat antikorrupsion Sherpa dhe Transparenca Ndërkombëtare Francë, të cilat filluan një ankesë ligjore kundër tij në 2013. “Ky vendim tregon që askush nuk i shpëton drejtësisë dhe nuk ka pandëshkueshmëri,” tha avokati i Sherpa,  Vincent Brengarth para gazetarëve.

Ndër pronat që do të sekuestrohet është edhe një një rezidencë në lagjen prestigjioze Avenue Foch në Paris. Avokati i njeriut me pushtet nga Siria,  Benjamin Grundle tha se fondet nga Siria për Asad janë të ligjshme dhe se pasuria është vënë në mënyrë korrekte. Ai shtoi se do të apelojnë vendimin. Rifat Al Asad nuk do të shkojë në burg, pasi vendimi do të shkojë në Apel. Në vitin 2017, autoritetet spanjolle sekuestruan më shumë se 500 prona spanjolle prej tij, me vlerë rreth 700 milion euro, si pjesë e një operacioni për pastrimin e parave franko-spanjolle.