Jerusalem: Miratohet ndërtimi i vendbanimit të ri izraelit në zonën e okupuar

461
Autoritetet izraelite në Jerusalem e kanë miratuar ndërtimin e 566 shtëpive të reja në pjesën lindore të këtij qyteti.
Nënkryetari i Jerusalemit, Meir Turgeman i ka thënë radios së Izraelit më 22 janar se vendimi ishte shtyrë deri në fund të mandatit të presidentit Barack Obama, i cili ka kritikuar ndërtimin e vendbanimeve të reja izraelite në zonat e okupuara.
Ndërkohë, kryeministri Benjanim Netanyahu, ka thënë se ai planifikon të bëjë bisedën e parë telefonike me presidentin e ri amerikan gjatë ditës së sotme.
“Ne përballemi me shumë çështje – çështjen izraelito-palestineze, situatën në Siri dhe kërcënimin iranian”, ka thënë Natanyahu gjatë një takimi të qeverisë së tij.
Më 21 janar, presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, ka dërguar mesazh urimi presidentit Trump gjatë inaugurimit të këtij të fundit, duke e ftuar që ta vizitojë Jerusalemin.
Sigal