Jep dorëheqjen kryeministri francez, Macron cakton të riun

311
Sigal

Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka dhënë dorëheqjen përpara se të ndodhë një riorganizim i qeverisë nga presidenti, Emmanuel Macron.

Pallati Elysee tha përmes një deklarate se, kryeministri Philippe do të vazhdojë të ushtrojë funksionin derisa të emërohet një kabinet i ri qeveritar.

Ashtu si pritej Macron ka caktuar kryeministrin e ri, që do të bëjë edhe organizimin për kabinetin qeveritar. I zgjedhuri është kryetari i qendrës së djathtë, Jean Castex.

Castex, 55 vjeç, është pak i njohur në Francë, por ai ka luajtur një rol kryesor në reagimin e qeverisë ndaj pandemisë Covid-19.

Masa e Macronit, për të “freskuar” qeverinë e tij, vjen pasi partia e tij, shënoi humbje në zgjedhjet lokale.

Vëzhguesit thonë se do të ishte një bixhoz politik për Macronin nëse e zëvendëson Philippen, i cili është më i popullarizuar në publik se vetë presidenti.