Jeni vaksinuar me Pfizer? Mund të jetë e nevojshme të merrni një dozë të tretë

203
Sigal

Të gjithë ata që janë vaksinuar me Pfizer mund të duhet të marrin edhe një dozë të tretë të vaksinës kundër covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla.

Gjatë një prononcimi Albert Bourla deklaroi se një dozë e tretë e vaksinës që rrit mbrojtjen mund të administrohet 6-12 muaj pasi një person të ketë marrë dy dozat e vaksinës.

Ai tha gjithashtu se është e mundur që njerëzit do të duhet të vaksinohen kundër virusit çdo vit.

Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech nisën studimet rreth mundësisë së përdorimit të dozës së tretë të vaksinës që në muajin shkurt. Doza e tretë do të ketë si qëllim për të mbrojtur njerëzit nga variantet e reja të koronavirusit.