Jeff Bezos tërhiqet si drejtor i Amazon 27 vite pasi e themeloi, ja kush i zë vendin…

173
Sigal

Jeff Bezo-s ka vendosur të tërhiqet nga pozicioni si CEO i amazon 27 vite pasi e themeloi këtë kompani.

Bezos do të kalojë në rolin e kryetarit ekzekutiv në tremujorin e tretë të këtij viti, tha kompania. Andy Jassy, shefi ekzekutiv i Amazon Web Services, do të marrë detyrën e CEO-s të Amazon.

Në një shkresë për punonjësit, Bezos tha se tranzicioni do t’i japë atij kohën dhe energjinë që i duhet të përqendrohet në Fondin Dita 1, Fondin e Tokës Bezos, Blue Origin, Washington Post dhe pasionet e tjera.

Amazon.com, Inc. është një kompani teknologjike shumëkombëshe amerikane me seli në Seattle, Washington, e cila përqendrohet në tregtinë elektronike, ruajtjen e të dhënave në largësi, transmetimin dixhital dhe inteligjencën artificiale. Ajo u themelua nga Jeff Bezos në 5 shkurt 1994.