Jeff Bezos po mendon të shesë Washington Post për të blerë një ekip futbolli

30
Sigal

Miliarderi Jeff Bezos , i cili është themeluesi i Amazon, po flirton me mundësinë e hyrjes në botën e sportit duke blerë ekipin amerikan të futbollit, Washington Commanders .

Plani i tij është të shesë gazetën Washington Post. Biznesmeni amerikan kishte blerë Washington Post në vitin 2013 për 250 milionë dollarë.

Sipas New York Post, Bezos është gati të shesë gazetën në mënyrë që të blejë Uashington Commanders, pronari aktual i të cilëve, Dan Snyder, e ka vlerësuar atë në 7 miliardë dollarë .

Pronari i skuadrës po hetohet për incidente të ngacmimeve seksuale , të cilat janë bërë arsyeja që ai do të shesë ekipin.

Vihet re se vlera e pasurisë së Jeff Bezos vlerësohet në 124 miliardë dollarë , që i jep atij titullin e personit të dytë më të pasur në Shtetet e Bashkuara.