Japonia lejon abdikimin e Perandorit. Për të parën herë në dy shekuj

425
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj të njëhershëm për t’i lejuar Perandorit Akihito të abdikojë fronin, duke u bërë i pari perandor që heq dorë nga pozicioni i tij në 200 vjet.

83-vjeçari u shpreh vitin e kaluar se mosha dhe shëndeti po vështirësonin përmbushjen e detyrave të tij zyrtare. Por në ligjin ekzistues nuk kishte asnjë dispozitë që i lejonte perandorit të tërhiqej. Me miratimin e ligjit të ri, qeveria japoneze do të nisë procesin e planifikimit të abdikimit, që pritet të ndodhë në dhjetor 2018 si dhe transferimin e titullit tek Princi i Kurorës Naruhito.

Akihito ka marrë fronin pas vdekjes së babait të tij Hirohito në 1989. Duke qenë se perandori e ka të ndaluar me kushtetutë të bëjë deklarata publike, 83-vjeçari publikoi një adresim të rrallë vitin e kaluar, ku ai linte të kuptohej se shëndeti jo i mirë dhe mosha e madhe pengonin në kryerjen e funksioneve të tij. Me ligjin e ri të miratuar, djali i perandorit do të trashëgojë menjëherë fronin por me kushtin se as ai apo pasardhësit e tij nuk mund të abdikojnë nën këtë ligj.

Perandori në Japoni nuk ka fuqi politike, por detyra të caktuara zyrtare si përshëndetja e personaliteteve të huaja. Perandori gjithashtu kryen ceremoni fetare duke qenë se monarkia japoneze është e lidhur me fenë Shinto.
Sigal