Japoni, vdes njeriu më i vjetër në botë, ishte 112 vjeç

432
Njeriu më i vjetër në botë, japonezi Yasutaro Koide, ka vdekur në moshën 112-vjeçare në një spital të qytetit të Nagoyas, në qendër të Japonisë. I lindur në 13 mars 1903 në prefekturën e Fukuit, në veri-perëndim të Tokios, Koide ka ndërruar jetë për shkak të një ataku në zemër. Në korrik, ai ishte certifikuar nga libri i rekordeve “Guinness World Records” pas vdekjes së një tjetër japonezi që mbante vendin e parë.
Duke iu përgjigjur një pyetje mbi sekretin e jetëgjatësisë së tij, Koide kishte thënë: “Gjëja më e mirë për të bërë është të shmangësh mbingarkesën në punë dhe të jetosh në kënaqësi”. Rekordi i ri tashmë i ka kaluar një tjetër japonezi, Masamitsu Yoshida, 111 vjeç, i lindur në 30 maj 1904 në Tokio.
Nëse në Tokio përshëndesin “certifikatën e Masamitsusë”, pak ditë më parë nga Brazili, vinte lajmi i pranisë së Joao Coelho de Souza, i mbiquajtur “njeriu i rekordeve”, sepse thoshte se ishte 131 vjeç. Një histori e pabesueshme, që gjithsesi pritet të konfirmohet nga prefektura lokale.
Sigal