Janullatos refuzon Tsipras: Nuk mund të marr post politik

486
Sigal

TIRANE – “Nuk mund të marr përsipër një post politik”. Është ky qëndrimi i Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos që hedh poshtë çdo ide për të qenë një nga kandidatët për President të Greqisë. Përgjigjja e Kryepeshkopit vjen pikërisht për median greke “To Vima” e cila duke cituar burime të sigurta brenda SYRIZA, tha se kryeministri i ri i Greqisë Alexis Tsipras kishte propozuar për president emrin e kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
 
Kleriku ortodoks ka një mision të caktuar dhe nuk mund të marrë përsipër një post politik”, është shprehur Janullatos për gazetën greke “To Vima”.
 

Media greke: Janullatos oferte nga Tsipras per president te Greqise
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos është kandidati kryesor për postin e Presidentit të Greqisë. Sipas Shqiptarja.com (në print) kryeministri i ri i Greqisë, Alexis Tsipras i ka bërë ofertë kryepeshkopit të Shqipërisë për të pranuar postin e kreut të shtetit Helen, që ka mbetur vakant pas dorëheqjes së Papulias.

“Burime shumë të sigurta na kanë raportuar se drejtues të lartë të SYRIZA, që kanë lidhje me Lidhjen e Manastireve të Malit të Shenjtë, kanë ditë që po përpiqen që të joshin Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastasio që të pranojë ofertën e kryeministrit Alexi Tsipra për të qenë kandidat për President të Republikës”, shkruan media greke. Sipas gazetës greke Janullatos ende nuk ka pranuar duke thënë se ai ka një mision për të kryer në Shqipëri