Jahjaga paralajmëron ndërhyrjen për tejkalimin e krizës politike

486
Pas bllokimit të seancave të kuvendit nga ana e partive opozitare, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, nuk përjashton mundësin e ndërhyrjes së saj për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike. “Pas zhvillimeve të fundit në Kuvend, Presidentja do të luajë rol aktiv për të tejkaluar gjendjen e krijuar ndërmjet pozitës dhe po konsideron opsionet për të ushtruar rolin e saj kushtetues dhe për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve”, ka thënë për “Bota sot”, zëdhënësi i presidentes, Safet Zejnullahu. Ndryshe, partitë opozitare janë duke e bllokuar Kuvendin e Kosovës me arsyetimin se kryeministri Mustafa duhet të tërheq nënshkrimet nga marrëveshjet e Brukselit dhe atë për Demarkacion të Kufirit me Malin e Zi.
Sigal