Ja video që po bën xhiron e botës/ Fëmija bie nga makina, nëna hidhet në asfalt për ta shpëtuar

898
Sigal

Një kamera e vendosur brenda një makine ka filmuar një skenë të frikshme që mund të përfundonte tragjikisht.

Në një video të publikuar nga tabloidi britanik “Daily Mail”, shihet momenti kur një foshnje bie nga makina dhe për pak sa nuk përfundon nën gomat e një autobusi që ishte në ecje e sipër.

Furgoni brenda të cilit gjendej fëmija, po bëhej gati të nisej para semaforit dhe papritur në mënyrë të befasishme hapet dera dhe fëmija bie në një rrugë në qytetin kinez Baoding në provincën Hebei.

Fati i mirë i foshnjës bëri që të mos përfundojë poshtë rrotave të autobusit, ndërkohë nëna kur e kuptoi se çfarë ndodhi, kërceu edhe ajo në asfalt për ta shpëtuar fëmijën e saj.

Mediat vendase bëjnë të ditur se foshnja dhe nëna nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.