Ja sa klandestinë do të strehojë secili vend i Bashkimit Europian

428
9.713 emigrantë shqiptarë kanë hyrë në Greqi gjatë këtij viti me qëllim vendet e Europës Perëndimore.
Zyra Ndërkombëtare e Migracionit ka bërë një studim për origjinën e emigrantëve që kanë hyrë në Greqi dhe Itali, si dy vendet me numrin më të madh të klandestinëve.
Sipas këtij studimi, 88.204 prej atyre që hyjnë në Greqi nëpërmjet Turqisë kanë origjinë siriane, 32.414 nga Afganistani, 99.445 nga Pakistani dhe 5.421 nga Iraku.
Origjina e atyre që hyjnë në Itali, kryesisht nga brigjet libiane është: 25.657 nga Eritrea, 11.899 janë nigerianë, 7.538 nga Somalia, 5.658 kanë ardhur nga Sudani dhe 5.495 nga Siria.
Presidenti i ekzekutivit të Bashkimit Evropian bëri thirrje për zhvendosjen emergjente në 28 vendet e uninonit të 120 mijë klandestinëve, të cilët kanë hyrë në Bashkimin Europian nëpërmjet Italisë, Greqisë dhe Hungarisë.
Britania, Danimarka dhe Irlanda nuk janë të detyruara ligjërisht, por kanë të drejtë fakoltative që të marrin pjesë ose jo në strehimin e tyre.
Kurse Italia, Greqia dhe Hungaria janë të përjashtuara për shkak të numrit të lartë të emigratëve të strehuar në këto vende.
Skema e shpërndarjes së refugjatëve është e ngjashme me atë të shpallur ne muajin prill për zhvendosjen e 40 mijë refugjatëve nga Italia dhe Greqia, propozim i cili nuk u pranua gjerësisht.
Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker tha të mërkurën se 500 mijë emigrantë besohet të kenë mbërritur nga janari i 2015 dhe deri tani.
Ky është plani i shpërndarjes së 160 mijë refugjatëve në vendet e Bashkimit Europian, nëse këto të fudnit do të pajtohen me planin e ri.
Austria 4.853 klandestinë
Belgjika 5.928
Bullgaria 2.172
Kroacia 1.811
Qipro 447
Republika Çeke 4.306
Estonia 1.111
Finlanda 3.190
Franca 30.783
Gjermania 40.206
Letonia 1.043
Lituania 1.283
Luksemburgu 808
Malta 425
Holanda 9.261
Polonia 11.946
Portugalia 4.775
Rumania 6.351
Sllovakia 2.287
Sllovenia 1.126
Spain 19.219
Suedia 5.838 klandestinë
Sigal