Ja emrat e futbollistëve të përfshirë në skandalin fiskal

467
Shifra marramendëse të transferuara në Panama, parajsa fiskale, në emër të kujt? Politikanë, kriminel, personazhe të njohur nga bota e futbollit dhe e sportit në përgjithësi. Ky skandal i madh, afro 11 milionë dokumente, janë publikuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Investigativ. Përveç emrave të fuqishëm si Putin apo Cameron, aty është edhe emri i pesë herë fituesit të “Topit të Art”, Lionel Messi. Ylli i Barcelonës lidhet edhe një herë me skandalin financiar, kujtojmë që pak kohë më parë ai së bashku me të atin, Jorge Messi, u akuzuan në Spanjë për mashtrim me taksat.
Emra të tjerë të përfshirë në këtë skandal janë edhe Michel Platini, ish presidenti i Uefas, ish sulmuesi i Interit, Ivan Zamorano apo mbrojtësi argjentinas Gabriel Heinze. Në dokumente lexohet edhe emri i ish presidentit të Ferrarit, Luca di Montezemolo. Mendohet se të përfshirë janë rreth 20 futbollistë të profilit të lartë nga Manchester United, Barcelona dhe Real Madrid.
Sigal