Kryeministrat e vendeve pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor, në takimin e Vjenës, në kuadër të Konferencës mbi Ballkanin Perëndimor, në prani të Kancelares Merkel dhe Komisionerit për zgjerim Johannes Hann kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, ku në qendër të saj ka qenë themelimi i bashkëpunimit rajonal të të rinjve.
Në marrëveshje thuhet se rritja e bashkëpunimit do të vijë duke ndjekur shembujt më të mirë europianë të përballjes me hidhërimin e së kaluarës dhe duke parë përpara për një të ardhme më të mirë të ndërtuar mbi bashkëpunim rajonal dhe frymëzuar nga modeli i Zyrës Franko-Gjermane për Rininë.



















