Ivanov i kërkon Obamës që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s

477
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili është i pranishëm në konferencën e liderëve për klimën KOP21 që mbahet në Paris, i ka kërkuar presidentit të SHBA-ve, Barak Obama, që shteti i tij të jetë bëhet anëtar i NATO-s.
Ashtu siç informuan përfaqësuesit e kabinetit të Ivanovit, të dy presidentët kanë biseduar për integrimet e Republikës së Maqedonisë në këtë strukturë ushtarake.
Ivanov megjithatë ka theksuar se situata me Maqedoninë ende është status quo, dhe se nuk ka kurrfarë ndryshimi të statusit në raport të NATO-s dhe se Maqedonia duhet menjëherë të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s.
Sigal