Italia arreston dy vëllezër tunizianë për ekstremizëm, njëri dëbohet

494
Policia e Antiterrorizmit italian ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion antiterrorizëm ndaj 2 vëllezërve me origjinë tuniziane rezidentë në qytetin e Foxhias.

Hetimet e operacionit të koduar “Barakaat” kanë verifikuar se dy vëllezërit me anë të rrjetit social Facebook dhe të komunikimit online ishin në kontakt me persona të lidhur me xhihadizmin dhe islamizmin ekstremist.

Njëri prej vëllezërve tunizianë është arrestuar me akuzën e përkrahjes së propagandës së terrorizmit dhe armëmbajtjes pa leje.
Ndaj vëllait tjetër është lëshuar udhëri i dëbimit nga territori italian.
Sigal