Itali/ U kapën me 50 kg hashash dhe kokainë, arrestohen shqiptarët!

437
Sigal

Policia e Raguzës ka vënë në pranga 3 shqiptarë, të cilët janë kapur me 50 kg hashash dhe 1 kilogram kokainë.

Sipas policisë së Raguzës, droga e kapur kishte vlerën e 600 mijë euro, ndërsa thekson se një nga personat e arrestuar ishte shpallur në kërkim edhe për krime ë tjera.

Në pranga janë vënë shtetasit Pandeli Prifti 39 vjeç, Luzim Ndreu 42 vjeç dhe Kujtim Rapushi 36 vjeç.

Njëri prej tyre lëvizte me kartë identiteti falso, me shtetësi greke.