Gjatë pushimeve me vajzën në det një shqiptar është surprizuar, kur ka “zbuluar” se i duhej të shlyente një dënim prej 10 vitesh në Shqipëri, për tentativë vrasjeje. Siç raportojnë mediat italiane bëhet fjalë për shtetasin Meta Sehi 37 vjeç, i cili pritet të ekstradohet edhe shumë shpejt në drejtim të Shqipërisë.
Pas arrrestimit 37 vjeçari është transferuar menjeherë në burg, ndërsa Gjykata e Apelit në Bolonja po shqyrton kërkesën e ekstradimit të kërkuar nga Shqipëria.
Ndërkaq siç shkruajnë mediat italiane, ai është i martuar në shtetin fqinj ku ka edhe një vajzë.
Mësohet se Sehi është dënuar nga gjykata e Dibrës në vitin 2016 me 10 vite për vrasje në tentativë. Ai kishte tentuar të vriste me thikë një familjar të tij (kushëri), për konflikt pronësie.
Ndërkaq Gjykata e Apelit të Bolonjës po shqyrton kërkesën për ekstradim.