Itali – Të rinjtë shqiptarë kapen me 1 mln euro drogë, ndjekje si në filma

471
Policia italiane e qytetit të Romës ka arrestuar gjatë natës dy trafikantë shqiptarë droge të moshës 22 e 23 vjeç.
Në banesën e tyre në lagjen Borghesiana u gjetën 240 kg marijuanë, 50 gramë kokainë e pastër, një pistoletë e rreth 20 mijë euro cash.
Sipas policisë italiane, lënda narkotike e sekuestruar do të kapte në treg një vlerë shitje prej 1 milionë euro.
Në momentin e arrestimit dy shqiptarët u përpoqën t’u fshiheshin forcave italiane të rendit, duke u larguar përmes çative të ndërtesave.
Pas disa minutash ndjekje, policia italiane ka mundur të prangosë dy trafikantët shqiptarë.
Aktualisht 2 shtetasit shqiptarë gjenden në burgun Regina Coeli të Romës në pritje të proçesit gjyqësor.
Akuza ndaj tyre është trafik lëndësh narkotike e armëmbajtje pa leje.
Sigal