Itali, sot qytetarët mund të vizitojnë të afërmit, rihapen restorantet me ‘delivery’ dhe parqet

302
Sigal

Tashmë Italia mund të shohë pak liri pas dy muajsh të vështirë nën ”Lock- Down” dhe shifrave të rënda të bilancit prej COVID-19.

Nga sot qytetarët mund të vizitojnë me maska të afërmit e tyre, rihapen restorantet vetëm për ‘delivery’, parqet apo disa aktivitetet sportive.

Po ashtu mund të bëhen funerale deri në 15 persona ndërkohë kryeministri Conte u bëri thirrje qytetarëve mos hedhin poshtë atë që kanë arritur.