Itali/ Shqiptari kapet me 30 kg kokainë

260
Sigal

Një ndjekje e çmendur e denjë për filmat amerikanë, me momente kulmore të shtënat drejt gomave të makinës së të ndjekurit dhe arrestimin e tij.

Të shtunën pasdite në Prato janë parë skena guximi e përgatitjeje nga ana e policëve që mundësoi prangosjen e një trafikanti droge.

Personi i arrestuar është  një 32-vjeçar shqiptar, me lejeqëndrimi të rregullt e pa precedentë, i cili u ndalua për një kontroll normal në rrugën Marco Roncioni.

Ai ndaloi makinën, Volkswagen Passat, dhe gjithçka po shkonte mirë. Por, kur policët e patrullës i kërkuan të hapte bagazhin gjithçka shpërtheu. Shqiptari ndezi makinën dhe u nis me shpejtësi në drejtim të Romës.

Image

Policët e ndoqën menjëherë, ndërkohë që 32-vjeçari nuk pyeti për kalimtarë e makina në rrugë, duke injoruar krejtësisht semaforët dhe kryqëzimet, e më pas u përpoq të godiste me makinë edhe vetë policët. Kur u krijuan kushtet, njëri nga policët shtiu drejt gomave, duke goditur në shenjë.

32-vjeçari u detyrua të ngadalësonte, por nuk u dorëzua. Në rrugën Fiorentina hyri në një parkim nëntokësor dhe u largua me vrap, por u kap pas pak.

Shkaku që ai i iku policisë ishin 26 pako kokaine që kishte në makinë, gjithsej 30 kile, plus 140 mijë euro. Në shtëpi iu gjetën edhe 30 mijë euro të tjera dhe gjashtë celularë, të gjithë të sekuestruar tashmë.

Kokaina e kapur vlerësohet në rreth tre milionë euro.

Image