Itali – Shqiptari i kërkuar në mbarë Evropën arrestohet në një hotel në Brindisi

584
Ai ishte fshehur në një hotel në Brindisi, ndërsa ishte një nga udhëheqësit e një organizate kriminale të përshkruar në vjedhje, grabitje, etj.

Policia italiane ka arrestuar 42 vjeçarin shqiptar Kristian Elezi, i lindur në Shqipëri, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian.

Ai u arrestua gjatë natës së shkuar, ndërsa ishte i shoqëruar edhe me një 36 vjeçar shqiptar me iniciale K.K. Elezi është dënuar për krime të kryera në Belgjikë në mes të nëntorit të vitit 2007 dhe tetorit të vitit 2013.

Në bazë të një vendimi nga një gjykatë belge, shqiptari është dënuar me 7 vite burg. Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e hotelit, janë gjetur 7 mijë e 700 euro para të gatshme si dhe tre telefona celularë. Shqiptari tjetër kishte disa orë dhe bizhuteri të shtrenjta si dhe 940 euro.

Të dy shqiptarët janë dërguar në stacionin e policisë, ndërsa Elezi është dërguar më pas në burgun e Brindisit. Ndaj 36 vjeçarit me iniciale K.K, do të ndërmerret urdhri i dëbimit.
Sigal