Itali/ Shqiptari 2 mijë telefonata në 5 muaj ndaj ish të fejuarës

311

Një shqiptar është vënë në pranga në Peruxhia, Itali, pasi akuzohet për dhunë, sekuestrim dhe përndjekje ndaj ish të fejuarës së tij.

Media italiane kanë bërë të ditur se ka dhunuar vajzën e re, e cila më pas e ka denoncuar.

Por ajo që ka çuditur prokurorinë dhe median italiane ka qenë fakti se shqiptari 44-vjeçar i kishte rënë telefonit të ish-të fejuarës të paktën 2 mijë herë brenda 5 muajve

Për prokurorinë ky fakt do të thotë përndjekje.

Por veç telefonatave ai i kishte drejtuar vajzës edhe mijëra mesazhe me fraza të ndryshme  kërcënuese të llojit: ‘do të vras, do të bëj copash’.