Sigal

Policia e Italisë së bashku me Guardia di Finanzan ka ndërmarrë një operacion që ka vënë në pranga 68 persona, pjesv e të njëjtit grup kriminal, të cilët dyshohet se e kishin shtrirë aktivitetin e tyre dhe në bastet online.

Janë sekuestruar 1 miliardë euro llogari bankare të pjestarëve të bandës, ndërsa shumë prona të tjera janë vënë nën sekuestro.

Operacioni është shtrirë edhe në vende të tjera si Zvicra, Austria, Britania e Madhe, Luksemburgu, apo dhe Shqipëria. Në të gjitha këto vende mafiozët kishin hapur kompanitë e tyre për të qarkulluar para në mënyrë të jashtëligjshme dhe i investonin ato për të blerë prona jashtë vendit.

Sipas mediave italiane ky grup mafioz shmangte taksat dhe dominonte tregun e basteve online.

Shkrimi i plotë në median italiane: 

Në çdo bast, pas çdo basti, është “fituese” mafia. Për të fituar, për të humbur dhe për të pastruar miliona. Në të vërtetë, miliarda. Dhe pas kësaj qëndrojnë klanet e Reggio Calabria, Barit, Catanias. Gjashtëdhjetë e tetë persona janë arrestuar nga Guardia di Finanza, Polica, Carabinieri dhe Dia, janë sekuestruar më shumë se një miliard euro dhe 80 perosna janë shpallur në kërkim në të gjithë Italinë.

Hetimet- Tre vjet pas operacionit “Gambling”, prokurorët e anti-mafias në Reggio Calabria janë kthyer për të hetuar botën e basteve on-line dhe së bashku me kolegët e DDA në Bari dhe Catanias, nën koordinimin e Adn-së, të udhëhequr nga Federico Cafiero de Raho kanë zbuluar një pamje shkatërruese. Bota e lojrave online është në duart e mafias, ku të fshehur nëpërmjet platformave të përbashkëta kanë humbur miliona, dhe më pas i kanë riinvestuar në pasuri të patundshme dhe pozicione financiare.

Në pranga kanë rënë bosët dhe pasuesit e familjeve më të famshme të ‘Ndragetës në Reggio Calabria, Katanias dhe klaneve të Pulias, por edhe sipërmarrës apo të emëruar prej tyre  për transferta mashtruese të aseteve, pastrimit të parave dhe vetë-pastrimit, baste të paligjshme në internet dhe mashtrim me taksat mbi të ardhurat.

Biznese 4.5 miliardë euro- Sipas hetimeve të deritanishme klanet në Reggio, Catania dhe Bari e kanë ndarë botën e basteve në internet, ndërsa tani kontrollojnë një vëllim prej 4.5 miliardë euro. Paratë e fituara në këtë mënyrë janë riinvestuar më pas në asetet e pasurive të patundshme dhe pozicionet financiare jashtë vendit nëpërm,jet individëve të emëruar, fondacioneve dhe korporatave të paguara për këto operacione. Për të gjurmuar pasuritë e akumuluara dhe pëer të bërë të mundur konfiskimet ishte e domosdoshme bashkëpunimi i Eurojust dhe autoriteteve gjyqësore në Austri, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Serbi, Shqipëri, Spanjë dhe Maltë.

I penduari “vendimtar”- “Deçiziv për hetimet ishte bashkëpunimi i një të penduari”, thotë thotë Kryeprokurori i ADN-së, Federico Cafiero de Raho. Bëhet fjalë për një profesionist të basteve i cili ka punuar me klanet në Reggio, Catania dhe Bari për zhvillimin dhe vendosjen e platformave të lojrave të ndryshme në treg. Është ai që u ka hapur hetuesve portat e një bote ku të gjithë anëtarët e mafias bëjnë biznes së bashku.  dhe “piçiotti” për të rekrutuar kanë një profil të ri.

Bizneset e përbashkëta të klaneve mafioze– E gjithë kjo është një çështje biznesimultimilionësh, i menaxhuar nga marrëveshjet e klaneve mafioze. “Ndrangheta, Mafia Siçiliane, krimi puliez sot janë organizata në marrëveshje me njëri-tjetrin për të menaxhuar biznesin “, thotë kryeprokurori i ADN-së. “Nga këto marrëdhënie – vazhdon ai – kemi një tablo gjithnjë e më të qartë, po shohim edhe nga sondazhet e vazhdueshme se si të gjithë mafiozët punojnë së bashku në sektorë të ndryshëm.