Itali, sërish tërmet 6.1 ballë, lëkundja ndihet edhe në Romë

422
Sigal

Qendra e Italisë është tronditur sërish në orët e mëngjesit të kësaj të diele, nga lëkundje të forta tërmeti. Rreth orës 7:41 është ndierë një lëkundje e fortë e magnitudës 6.1 sipas sizmiologëve të “INGV”, ndërkohë që media të tjera që i referoheshin institutit amerikan USGS fillimisht e raportuan këtë tërmet si 7.1 ballë, e më pas e ulën në 6.6.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Norcia, në thellësinë prej 10 km, por lëkundjet e frikshme janë ndierë edhe në Romë, madje në të gjithë zonën e Umbrias e deri në Ancona. Kjo lëkundje sizmike është edhe më e rënda e shënuar që prej 24 gushtit, teksa tërmeti i orës 3:36 të asaj dite i magnitudës 6 shkatërroi Amatricen dhe Accumulin.