Sigal

Është rritur numri i viktimave që janë nxjerrë nga ura e shembur në Genova të Italisë, duke shkuar në 41.

Së fundi nga rrënojat është nxjerrë një familje prej 3 anëtarësh, dy prindërit dhe fëmija i tyre 9-vjeçar. Ndërkohë që ende ka persona që rezultojnë të zhdukur.

Nga ana tjetër sot në Itali mbahet funerali shtetëror për 18 viktima, pasi 20 të tjerë kanë refuzuar këtë ceremoni.

“Nuk duam një ceremoni farsë”, tha dje babai i një prej 4 viktimave nga Torre del Greco.

Ndërkohë, dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare pas tragjedisë së rëndë që goditi Genovan më 14 gusht, ku shteti italian do të ulë flamujt në gjysmë shtizë.