Itali/ Policia zbulon laboratorin e heroinës, arrestohen edhe dy shqiptarë

248
Sigal

Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali. Guardia di Finanza ka godituar një laborator për përpunimin e herōinës në territorin e Provincës së Veronës në një banesë në komunën Cerea ku janë arrestuar dy shqiptarë e një shtetas tunizian.

Mediat vendase kanë bërë të ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar 2.5 kg herōinë e pastër, 3 kg substancë përzierëse për përgatitjen e dozave të drōgës, 2 makineri presimi hidraulike, instrumentet për dozimin e herōinës, 6 mijë euro cash, 2 automjete, disa telefona celularë e disa gramë marīhuanë e hashāsh.

Mësohet se të tre të arrestuarit aktualisht ndodhen në burgon Montorio të Veronës ndërkohë ende nuk është dhënë dënimi nga gjykata.