Itali/ Me 2 milionë euro drogë në garazh, arresohet 48 vjeçari shqiptar

467
Sigal

Një 48 vjeçar shqiptar është vënë nën pranga nga autoritetet italiane me akuzën e trafikut të drogës e armëmbajtjes pa leje.

Në zotërim të tij janë sekuestruar 15 kg kokainë mjaft e pastër, 60 mijë euro , 10 mijë sterlina e një pistoletë e fabrikimit serb e kalibrit 7.65mm.

Për policinë italiane droga në shitje me shumicë do të sillte një përfitim prej 600 mijë euro ndërsa me pakicë mund ta arrinte deri në 2 milionë euro.

Shqiptari rezident në Firence që prej vitit 1997 është arrestuar pas sinjalizimeve të banorëve të zonës pranë një garazhdi në zotërim të shqiptarit, të cilët informuan policinë mbi një lëvizje të tepërt e të pazakontë njerëzish.

Pas disa ditëve nën vëzhgim 48 vjeçari shqiptar ndalohet nga forcat e rendit ndërsa po transportonte një çantë ku u gjetën 3 kg kokainë e konfeksionuar në 3 pako si dhe një pistoletë.

Më pas kontrolli në garazhd çoi në sekuestrimin e 15 kg kokainë gjithsej si dhe një sasi të konsiderueshme para cash.

Shqiptarit ju është sekuestruar edhe një automjet tip Ëolsëagen Passat e modifikuar enkas për transport të drogës.