Sigal

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane gjatë ditës së sotme, i cili mbahej nën vëzhgim prej kohësh. Shqiptari posedonte dhe shiste lëndë narkotike në sasi të mëdha.

Pas kontrolleve, shqiptarit i është gjetur dhe sekuestruar 84 kilogramë drogë e llojit marijuanë, e cila nëse do dilte në treg do kapte vlerën e 600 mijë eurove.

Finanza Maria (1)

Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar është M. R, i lindur në vitin 1983. Nga kontrollet e kryera në banesën e shqiptarit, autoritetet italiane kanë konstatuar  se i arrestuar dispononte të gjithë mjetet për përpunimin e drogës, përcjell “fattieavvenimentisciacca.altervista.org”.

Nga të dhënat e para mësohet se shqiptari operonte në tregun e Etnës në Itali, ndërsa drogën e shiste në treg me pakicë.