Itali/ Masakrohet me thika gjatë natës, i riu shqiptar

294
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen midis të martës dhe të mërkurës në Milano.
Sigal

Një 24-vjeçar shqiptar mësohet, sipas mediave vendase, se është gjetur në rrugë në very-perëndim të Milanos, në qytetin e Bressos në rrugën Marconi i masākruar me thikë.

Gjithçka ka ndodhur në orën 2.30 të mëngjesit.

Sipas dinamikës së ngjarjes, 24-vjeçari shqiptar i cili ishte i njohur më parë nga policia, në gjendje të dehur, është goditur nga disa persona, të cilët më pas ia kanë mbathur para se të mbërrinte ndihma e shpejtë.

I riu shqiptar u dërgua në spital me Kod të Kuq.

Ai kishte shenja të goditjes me thikë në shpatull dhe në gjoks, dhe po mbahet në reanimacion në spital.