Itali/ Kishte fshehur kokainë në makinë, arrestohet 27-vjeçari

140
Sigal

Një 27 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Parma, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ju gjetën 10 doza kokainë gati për shitje.

Arrestimi i shqiptarit u bë gjatë një kontrolli në rrugë. I riu shqiptar edhe pse ishte me dokumenta të rregullta shfaqi shenja nervozizmi në momentin që u ndalua nga karabinierët, kjo shtoi dyshimet tek këta të fundit të cilët nisën kontrollin e imtësishëm të mjetit me të cilin ai lëvizte.

I riu shqiptar e kishte fshehur kokainën në xhepat e makinës.

Itali/ Kishte fshehur kokainë në makinë, arrestohet