Itali, Kapet shqiptari që rrahu gruan

398
Sigal

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje.

Policia raporton se shqiptari u arrestua pas denoncimit të një komshiu, i cili kishte dëgjuar thirrjet e gruas për ndihmë, pasi burri e kishte dhunuar.

Gruaja, po ashtu shqiptare ishte gjakosur në fytyrë dhe kishte vrapuar në rrugë për të kërkuar ndihmë. Në rrugë ishte gjendur një ambulancë, e cila e kishte marrë dhe e kishte transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Në deklaratën dhënë për policinë, gruaja kishte deklaruar se kishte vuajtur me muaj ngacmimet dhe dhunën e burrit dhe e gjitha kjo për hir të fëmijëve të saj ende të mitur.

Në përfundim të hetimeve shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burg.