Itali, eshtrat e gjetura të çiftit / Kush janë shqiptarët e zhdukur (Foto, Emrat)

221
Sigal

Eshtrat e dy njerëzve përkatësisht një burri dhe një gruaje janë gjetur brenda valixheve në zonën e Firences, ndërsa mediat italiane thonë se dyshohet se viktimat janë shqiptarë.

 

 

Burri është rreth 40 vjeç, në parakrahun e të cilit është vënë re një tatuazh, ndërsa mund të japë të dhëna të rëndësishme.

Trupi është copëtuar me një sharrë profesionale, ndoshta rrethore. Burri u vra me një thikë në fyt.

Eshtrat dyshohet të jenë të shqiptarëve Shpëtim dhe Teuta Pashos, të cilët u zhdukën në vitin 2015.