Itali/ Dy vëllezërit shqiptarë kapen me 6 milionë euro kokainë!

202
Sigal

Dy vëllezër shqiptarë u arrestuan nga policia italiane pasi u kapën me një sasi prej 23 kilogramë kokaine, vlera e të cilit shkonte deri në 6 milionë euro.

Sipas mediave italiane, operacioni për arrestimin e vëllezërve shqiptarë 30 dhe 34 vjeç u zhvillua nga policia e Peschiera del Garda.

Fillimisht policia ndaloi një automjet të dyshimtë, pasi kishte shkelur rregullat anti-Covid, por nga një kontroll në automjet policia gjeti një zarf të vogël që përmbante rreth 1 gram kokainë. Ndërsa në bagazh shqiptarit iu gjet edhe një sasi tjetër prej 1 kg kokaine dhe 73500 euro.

Duke marrë në konsideratë sasitë e mëdha të drogës dhe parave, policia vendosi të kryejë një kontroll në banesën e 30-vjeçarit shqiptar, i cili jetonte bashkë me vëllain. Gjatë kontrollit u arrit të zbulohej edhe një sasi tjetër droge prej 23 kg kokaine.

Dy vëllezërit shqiptarë u arrestuan dhe iu dorëzuan autoriteteve të drejtësisë për hetime të mëtejshme.