Itali/ Berlusconi me nënshtetësi të re dhe ministër i Ekonomisë në Rusi?!

406
sh kryeministri italian, Silvio Berlusconi mund të kthehet në politikë por jo në Itali. Kjo deklaratë bombë e tij u bë përpara deputetëve të “Forza Italia”. Ai deklaroi se Vladimir Putin i kishte ofruar të merrte nënshtetësinë ruse dhe gjithashtu drejtimin e ministrisë së Ekonomisë.
“Vladimir më ofroi nënshtetësinë ruse dhe gjithashtu ministrinë e Ekonomisë”- ka thënë ish-kryeministri për mediat italiane.
Pavarësisht shanseve që ka Berlusconi për të ardhur në pushtet në Rusi, ai dhe Putin janë miq të mirë që kur ndanin tryezat e samiteve të G8.
Dy miqtë, Putin dhe Berlusconi vizitohen shpesh. Berlusconi ishte në Siberi për të kaluar një fundjavë muajin e kaluar. Ndërsa Putin e viziton atë shpesh në vilën e tij në Sardenja.
Sigal