Itali, arrestohet shqiptari, i vodhi tezes 45 euro

448
Sigal

Firenze- Karabinierët e Firenzes arrestuan një shqiptar 37 vjeçar, i njohur nga policia tashmë i cili kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tezes. Shqiptari pasi kishte hyrë brenda shtëpisë, kishte marrë 45 euro që viktima i mbante brenda dhomës së gjumit. 37 vjeçari ka sulmuar të zonjen e shtëpis duke e ndaluar atë që të kerkoje ndihme.
Karabinieret janë vendosur menjëherë në ndjekje të shqiptarit, duke arritur edhe arrestimin e tij. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer viktimës. Kjo e fundit i është nënshturar ndihmës mjekësore. 37 vjeçari u arrestua nën akuzën e grabitjes.