Itali/ Arrest shtëpie’ për grabitje, 23-vjeçari shqiptar i bën sërish ‘gropën’ vetes

395
Sigal

Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policiasë italiane, nën akuzën e lëndimeve personale dhe kërcënimeve.

Sipas mediave të shtetit përtej Adriatikut, i arrestuari emri i të cilit nuk është bërë i ditur për motive të dobëta sulmoi një shtetas italian, duke i shkaktuar disa plagë, ndërsa e ka kërcënuar edhe me vdekje.

23-vjeçari kishte marrë më parë masën “arrest shtëpie”, pas akuzës për grabitje.

Hetimet për të riun u kryen nga policia e stacionit të Ponte dell’Olio  dhe e çuan autoritetin gjyqësor të Bolonjës për të çuar në paraburgim shqiptarin.