Sigal

Një grua shqiptare është plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Ravena, Itali, ku shqiptarja 50 vjeçe ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Por në një moment ajo është përplasur nga një makinë ‘Opel’, duke e hedhur disa metra tutje.

Makina drejtohej nga një italian 63-vjeçar.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, gruaja shqiptare ka qenë e plagosur, por e vetëdijshme për atë që kishte ndodhur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe auto ambulanca.

Gruaja shqiptare është dërguar në spitalin e Ravenas, në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut.

Italiani 63-vjeçar është shoqëruar në polici.