Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në darkë në rrugën Martano – Otranto: dy makina u përplasën duke plagosur pesë persona. Katër  prej tyre janë djem shqiptarë 20-vjeçarë shqiptarë ndërsa personi tjetër është një grua nga Martano.

Dy makina, që u përplasën, dolën nga rruga dhe përfunduan duke goditur një mur guri, prej nga mbetën pesë të plagosur në asfalt, të gjithë në gjendje shumë shqetësuese.

Kjo ndodhi pak pas orës 19:30 në zemër të Grecia Salentina

Një manovër e rrezikshme dyshohet si shkaku i aksidentit.

Nga aksidenti janë dy persona të plagosur më keq se të tjerët.

Dinamika e aksidentit është ende e paqartë, por në vendin e ngjarjes qenë disa banorë të zonës, që nxituan menjëhërë për të dhënë ndihmë.

Në njërën makinë qenë katër djem, pak më shumë se 20 vjeçarë, të gjithë me origjinë shqiptare dhe në anën tjetër një grua nga Martano.

Të dyja palët janë plagosur rëndë, por dy janë në një situatë mjaft serioze.

Tre nga të plagosurit u gjetën jashtë makinës së tyre, ndërsa dy prej tyre kishin mbetur brenda. Ndaj u kërkua ndërhyrja e Brigadës së Zjarrit. Në vendin e ngjarjes, veç Zjarrfikësve, Karabinierisë erdhi edhe një ambulancë e madhe.

Gruaja e plagosur është dërguar në “Card.Panico” në Tricase ndërsa katër djemtë në spitalin “Vito Fazzi’ në Leçe.