Islanda nuk gjen qetësi nga vullkanet, një tjetër shpërthim detyron banorët të evakuohen

42
Sigal

Një shpërthim vullkanik ka filluar në gadishullin Reykjanes në Islandën jugperëndimore , sipas zyrës meteorologjike të vendit, menjëherë pasi autoritetet evakuuan qytetin e afërt të Grindavík. “Një shpërthim ka filluar pranë Sundhnúkagígar, në veri të Grindavík,” tha zyra meteorologjike islandeze në një deklaratë të mërkurën, pothuajse tre javë pas përfundimit të një shpërthimi të mëparshëm që filloi më 16 mars.

“Tymrat e shpërthimit arrijnë një lartësi prej të paktën 50 metrash”, shtoi ai. Banja gjeotermale e afërt Blue Lagoon, pika turistike më e famshme e Islandës, tha se kishte evakuuar vizitorët e saj.

Shpërthimi ishte i pesti që ndodhi në gadishull që nga dhjetori. Zyra raportoi gjithashtu akumulimin e 20 metra kub shkëmbinj të shkrirë në dhomën e magmës poshtë Svartsengi, ku ndodhet një termocentral që furnizon me energji elektrike dhe ujë rreth 30,000 njerëz.

Impianti Svartsengi u evakuua dhe kryesisht është drejtuar nga distanca që nga shpërthimi i parë në rajon në dhjetor.

Shumica e 4000 banorëve të Grindavik u evakuuan përgjithmonë në nëntor, përpara shpërthimeve që ndodhën nga dhjetori deri në mars.