Ishte veshur si grua, vrau 7 persona dy ditë më parë në SHBA, 21 vjeçari kishte kërcënuar familjarët se do i vriste me sëpatë

170
Sigal

Personi i akuzuar për vrasje pasi qëlloi në një paradë të Ditës së Pavarësisë pranë Çikagos, duke lënë shtatë persona të vdekur dhe më shumë se 30 të plagosur, kërcënoi se do të vriste familjen e tij me thika dhe një shpatë më pak se tre vjet më parë.

Robert, ose Bobby, E Crimo III, 21 vjeç, do të dalë sot në gjykatë pasi u akuzua për shtatë vrasje të shkallës së parë mbrëmë.

“Do të ketë më shumë akuza,” u tha gazetarëve Eric Rinehart, një prokuror lokal. “Ne parashikojmë dhjetëra akuza të tjera të përqendruara rreth secilës prej viktimave.”

Sipas policisë, ky akt ishte i planifikuar disa javë përpara. Autori ishte i veshur si grua, teksa mediat kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë.