“Ishte punë dreqi, kjo nuk duhej”/ Zbulohen fjalët e fundit të kineastes që u qëllua për vdekje gjatë xhirimeve të filmit

170
Sigal

Janë publikuar fjalët e fundit të kineastes Halnya Hutchins, e cila u qëllua për vdekje nga Alec Baldwin gjatë xhirimeve për filmin Rust disa ditë më parë. Disa sekonda pasi u qëllua nga arma e Alec Baldwin, Halnya Hutchins i tha një operatori në shesh xhirim se “Kjo ishte punë dreqi, kjo nuk duhej”. Disa orë më vonë ajo u shpall e vdekur në spital.

Teksa mbante armën që supozohej të ishte mbushur me gëzhoja boshe, aktori i njohur tha: “Domethënë e nxjerr këtë kështu, tërheq këmbëzen dhe ‘Bang!’”. Hutchins e plagosur për rëndë, u pengua mbrapa dhe ra në krahët e krye-elektricistit në shesh ndërsa gjaku filloi t’i rridhte nga gjoksi i saj. Por në fakt një plumb i vërtetë doli nga gryka e armës megjithse aktorit i ishte thënë se ishte një “armë e ftohtë”, siç i referohet zakonisht produksioni armëve të provës që nuk mbajnë plumba zjarri.

Po ashtu edhe regjisori Joel Souza, i cili thuhet se u godit nga i njëjti plumb, ra edhe ai përtokë. Baldwin u shpreh i tronditur për atë që ndodhi dhe është treguar bashkëpunues me autoritetet policore në hetimin e ngjarjes. Anëtarët e stafit thanë se kishte pasur tre të shtëna aksidentale gjatë xhirimeve, para incidentit fatal.