Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solona, preket nga koronavirusi

367
Sigal

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, po mjekohet në një spital të Madridit, pasi analizat e tij rezultuan pozitive për sëmundjen e koronavirusit.

Lajmi u bë i ditur nga një burim i afërt i politikanin spanjoll. Sipas mediave të huaja, ai tha se sëmundja po evulonte në trupin e tij dhe se ai u shtrua ne spital të mërkurën.

“Ai u testua pozitiv dhe po evoluon në mënyrë të favorshme”– tha ai.

Solana, 77- vjeç, shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s nga 1995 deri në 1999, pastaj si Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme nga 1999 deri në 2009.

Spanja ka konfirmuar më shumë se 1.500 raste të reja të koronavirusit në më pak se 24 orë, duke rritur totalin e saj në 5,753 raste, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Italisë.

Midis atyre që janë infektuar janë dy anëtarë të kabinetit të Kryeministrit Spanjoll Pedro Sanchez si dhe kreu i partisë së ekstremit të djathtë Vox, Santiago Abascal.