Ish-polici rus pranon se ka vrarë 82 persona

459
Një ish-polic rus, i cili po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22 grave, është ngarkuar edhe me 60 vrasje të tjera shtesë. Mikhail Popkov, duket se është vrasësi më i rrezikshëm serial në Rusi, shkruan RT.

“Ne kemi zbuluar motivet e vërteta të veprimeve Popkov, dhe rrethanat në të cilat ai u bë një vrasës serial,”tha një deklaratë nga Komiteti Hetues i Rajonit Irkutsk, e cila pohoi se policia kishte “prova të pakundërshtueshme”.

Vrasja e grave mes moshave 16 dhe 40 vjeç ka ndodhur në periudhën midis viteve 1992 dhe 2007, dhe u zbuluan si rezultat i “vendosjes së komunikimit psikologjik” me vrasësin, i cili pranoi fajësinë e tij.

Hetuesit thonë se kanë intervistuar 900 dëshmitarë, kanë kryer 200 eksperimente mjekësore ligjore, dhe kanë zhvarrosur 20 trupa.

Testimi i zgjeruar psikiatrik në Moskë tregoi se Popkov nuk vuan nga asnjë sëmundje mendore, dhe ishte “plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e tij.
Sigal