Ish-i i Rita Orës del pozitiv me Coronavirus

384
Sigal

Ish i dashuri i Rita Orës, Andrew Watt, ka konfirmuar nëpërmjet rrjeteve sociale se është prekur nga Koronavirusi.Andrew ka treguar se po e ndan lajmin me publikun për të treguar seriozitetin dhe kërcënimin e asaj çfarë po ndodhë vërtetë në botë në këto momente.

“12 ditë më parë, mëngjesin e 6 Marsit unë nisa të ndihesha sikur më kishte goditur një autobus. Nuk mundesha as të ngrihesha nga krevati për ditë të tëra dhe nisa të kem ethe”, tha Watt.

Pas kësaj ai u karantinua dhe bëri analizat e nevojshme të COVID-19, për fat të keq doli pozitiv.
Më tej në postimin e tij, ai shton se ka besim se do ja dali dhe do e kalojë shumë shpejt këtë situatë.

“Unë jam djalë i ri e i shëndetshëm dhe do ta kaloj këtë. Por ka kaq shumë njerëz në jetën time dhe në botë që ndoshta nuk mund ta kapërcejnë këtë për shkak të moshës së tyre dhe / ose për shkak të një sistem imuniteti të kompromentuar. … Kjo është arsyeja pse unë jam duke shkruar këtë postim…. kjo nuk është shaka. Qëndroni brenda, rrini të sterilizuar. Ju lutemi ndaloni gjithçka dhe kujdesuni për veten dhe njerëzit që doni e që keni rreth jush derisa ta kalojmë këtë. Të kesh mentalitetin, ‘Unë jam i ri, kjo nuk mund të më ndikojë ‘, është budallik dhe kaq e rrezikshme për të gjithë njerezit rreth jush. Distanca sociale është të mbrosh nënën dhe babin e dikujt, gjyshen e dikujt … nuk ka të bëjë me ty. Bëhet fjalë për të qenë bashkë si një ekip për ta luftuar këtë. Qëndroni të sigurt “– tha 29-vjeçari.