Irani kërkon nga SHBA lirimin e shtetasve të tij

491
Irani ka bërë thirrje për lirimin e 19 iranianëve që po mbahen në Shtetet e Bashkuara. “I bëjmë thirrje Qeverisë amerikane dhe autoriteteve të saj gjyqësore që t’i japin fund ndalimit të këtyre individëve”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme iraniane, Marzieh Afkham. Thirrja vjen një ditë pasi zëvendësministri i Jashtëm iranian, Hassan Qashqavi, është cituar të ketë thënë se Republika Islamike nuk ka plane për të shkëmbyer gazetarin e burgosur të Washington Post-it, Jason Rezaian, me ndonjë të burgosur iranian që mbahet në SHBA. Rezaian, 39 vjeç, ndodhet në burg në Iran për më shumë se një vit, nën akuzat për spiunim.
Sigal