Irani ka flotën e delfinëve kamikazë të trajnuar për të hedhur në erë anije

515
Sigal

Të stërvitur nga Rusia, skuadra ujore e ‘mercenarëve’ gjitarë po përdoret tani në Gjirin Persik

Burimet thonë për mediat britanike se Irani ka një flotë delfinësh të trajnuar posaçërisht për të sulmuar anijet e armikut në misionet vetëvrasëse të stilit “kamikaz”.

Gjitarët deti janë trajnuar ushtarakisht për të hedhur në erë anijet armike duke ju vendosur eksploziv në trup.

Të parët që e kanë përdorur këtë mënyrë ishin komunistët e Bashkimit Sovjetik e më pas Rusia por tani këtë teknikë e ka blerë prej vitit 2000 edhe Republika Islamike.

“Kamikazët” nënujorë thuhet se janë në gjendje të dallojnë ndryshimin midis nëndetëseve ruse dhe amerikane nga tingulli i sistemeve të tyre të shtytjes nënujore.

Ata u trajnuan më pas, për të notuar poshtë anijeve të armikut me çanta me eksploziv duke i fundosur ato.