Irani i përgjigjet SHBA: Një veprim tjetër kundër Sirisë nuk do të mbetet pa …

575
Një veprim tjetër nga SHBA-ja kundër Sirisë nuk do të mbetet pa përgjigje, theksoi sot ministri iranian i Mbrojtjes, Hossein Dehgan i cili zhvilloi takime të veçanta me homologët rus dhe sirian, sipas faqes së ministrisë.
Irani, aleat i presidentit Bachar al-Assad, ka kritikuar ashpër sulmet amerikane, të kryera javën e kaluar kundër një baze ushtarake të regjimit sirian, pas një sulmi kimik të dyshuar në veriperëndim të vendit kryer nga Damasku, sipas Uashingtonit.

“Amerikanët do ta paguajnë shtrenjtë nëse përsërisin veprimet e tyre dhe duhet të dinë që veprimet e tyre nuk do të mbeten pa përgjigje”, deklaroi Dehgan gjatë një bisede telefonike me homologun rus, Sergei Choigou, vendi i të cilit është një aleat tjetër i fuqishëm i Damaskut.
Sigal